A tregon kjo video njohjen e Tahirit me Orest Sotën?
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook videon ku duket 25-vjeçari i arrestuar Orest Sota duke biseduar me Saimir Tahirin, në kohën kur ky i fundit ka qenë ministër u Brendshëm.
Në denoncimin e tij, Berisha thotë se ish-ministri Tahiri ka njohje me Orest Sotën, ndryshe nga sa ky i fundit ka deklaruar në polici që nuk e njeh.
“Qytetari dixhital përshëndet: Mirëmëngjes Noriega ynë! Ja dhe dy miqtë që nuk e njohin njëri – tjetrin; Saimir Trafiku dhe Orest Sota. Shikoni videon e meposhtme sa të panjohur janë!!”
, shkruan në Facebook ish-Kryeministri Sali Berisha.
Orest Sota u arrestua më 2 Nëntor në Elbasan, në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë Euro dhe dy patenta për mjete lundruese të Saimir Tahirit. Për shumën 863mijë Euro, Orest Sota u tha hetuesve se po i çonte tek “Kurumi” për të bërë një pagesë për hekur në emër të babait të tij.
Ndërsa, në lidhje me patentat ai deklaroi se i kishte harruar në makinën e tij shoferi i Saimir Tahirit të cilin e ka mik, por jo ish-ministrin. Dje Gjykata e Elbasanit e la në burg 25-vjeçarin Sota, të akuzuar për drejtim mjeti pa patentë, mosbindje ndaj urdhrit të policisë, fshehje e të ardhurave dhe pastrim parash.
/tvklan.al