A u grabit shtëpia e Spiropalit?
Blendi Fevziu, Armand Shkullaku, Arian Curi dhe Andi Bejtja ishin të ftuar këtë të premte në emisionin “Zonë e lirë” në Tv Klan.
Duke iu përgjigjur pyetësorit të intervistës “Lajm i keq, lajm i mirë, s’më plas fare”, analisti Armand Shkullaku tha se është lajm i keq, deklarata e Edi Palokës, i cili ka thënë se në Janar Elisa Spiropalit i kanë hyrë hajdutët në shtëpi.
Ndër të tjera, gazetari Blendi Fevziu theksoi se “ka disa lajme që i kanë hyrë në shtëpi njerëzve që kanë pasur poste të larta publike”.
Arian Çani: Shkullak, Paloka reagoi edhe ndaj Spiropalit duke u shprehur se PS do të fitojë mandatin e tretë qeverisës. Paloka tha se në Janar të këtij viti, Spiropalit i hynë disa hajdutë në shtëpi, prandaj i duhet dhe një mandat tjetër që të kompensojë humbjet.
Armand Shkullaku: Po të hyjnë hajdutët lajm i keq.
Blendi Fevziu: Po e vërtetuar kjo e hajdutëve?
Arian Çani: Kështu ka dalë lajmi!
Armand Shkullaku: Jo kjo nuk vërtetohet se këta që hyjnë nuk tregojnë.
Blendi Fevziu: Ka disa lajme që i kanë hyrë në shtëpi njerëzve që kanë pasur poste të larta publike…
Arian Çani: Këtë e bëri vetë Elisa publike apo jo?
Armand Shkullaku: Jo, jo.
Arian Curi: E morët vesh ju që kur hyjnë në shtëpi nuk gjejnë gjë sepse politikanët gjërat më të çmuara nuk i mbajnë në shtëpi…
Blendi Fevziu: Po ku i mbajnë?
Arian Curi: Në Zvicër.
Blendi Fevziu: Nuk i çojnë në Zvicër se këtë pyetje u kam bërë.
Arian Curi: Në Zvicër jo më, në ishuj të largët.
Blendi Fevziu: Kam frikë se këtu do jetë një lavatriçe e madhe që i lan gjithë këto lekë.
Arian Çani: Mjafton të shohësh ndërtimet.
Blendi Fevziu: Ndërtimet janë këtu, por flasim për ato që ikin jashtë. Bile ndërtimet dhe një pjesë e bizneseve që mund të pastrojnë paratë e krimit janë frika e më e madhe e ndërkombëtarëve. /tvklan.al