AAK kërkon të rishihet dialogu me Serbinë
Kryeministri Hoti, kërkesë Kuvendit për raportim
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për marrëveshjen e 4 Shtatorit dhe procesin e dialogut me Serbinë në përgjithësi. Hoti këtë kërkesë për raportim e ka bërë nëpërmjet një letre që i ka dërguar kryesisë së Kuvendit dhe kryeparlamentares, Vjosa Osmani.
Ai e ka cilësuar marrëveshjen të rëndësishme lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi, si dhe hap të rëndësishëm drejt marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Ndërkohë partneri i koalicionit qeverisës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar që të rishikohet dialogu me Serbinë.
Liqeni i Ujmanin është një nga pikat e marrëveshjes ekonomike të nënshkruar në Washington ku të dyja palët janë pajtuar të pranojnë të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë për të kryer studime fizibiliteti për përqindjen e ndarjes së tyre si një burim i rëndësishëm për ujë dhe energji.
Pjesa më e madhe e Liqenit të Ujmanit gjendet në territorin e Kosovës, një pjesë në territorin e Serbisë ndërsa burimin e ka në Mal të Zi.
Tv Klan