Abazaj: Shpresoj që Anderlecht të jetë fillimi
Kristal Abazaj firmosi pak ditë më parë me Anderlecht një kontratë 3-vjeçare. Një klub tepër i njohur në nivel kontinental, ku me parë luajti dhe më pas u bë trajner një tjetër shqiptar, Besnik Hasi. Kjo është një mundësi e mirë për sulmuesin e ri të tregojë veten.
“Anderlecht është një nga ekipet më të mirë në Europë dhe një trampolinë shumë e mirë dhe tani duhet të ambientohem sa më shpejt dhe të jap maksimumin. Shpresoj dhe dua të që të jetë vetëm fillimi i një pune të gjatë.”
21-vjeçari pritet t’i bashkohet klubit më të njohur belg në 16 qershor, pasi të ketë mbyllur sezonin me Luftëtarin. E ardhmja e tij ishte një surprizë edhe pse priste një aventurë në një kampionat tjetër.
“Nuk e dija emrin ekipit, pasi po më thonin vetëm Belgjikë, pastaj ishte një surprizë e bukur. E pashë pak a shumë ekipin si luan, besoj me punë do të kem shans që të provohem sa më shpejt.”
Një hap i tillë mund ta afrojë edhe më shumë me Kombëtaren ku u grumbullua në miqësoren e fundit me Norvegjinë.
“Siç dihet është një klub i madh dhe besoj do të ma bëjë më të lehtë.”
Transferimi i Kristal Abazajt tregon se kampionati shqiptar po kthehet në një vitrinë për klubet Europiane.
Tv Klan