Aboneja njihet nga të gjitha linjat urbane, autobus dhe natën
200 mijë kryeqytetas që përdorin shërbim urban çdo ditë, nda sot kanë mundësi të lëvizin me abone në çdo linjë. Kryabshkiaku Erion Veliaj, teksa bëri publike linjat e reja, të krijuar nga bashkimet dhe zgjatimet e disa linjave, njoftoi se abonoja përdoret kudo.
Me anë të një ankete drejtuar udhëtarëve, bashkia ka nxjerr në pah, se 62% dua zgjatje të orareve të shërbimit.
Erion Veliaj:
Shumë shpejt do fusim oraret e natës.
Kryabshkiaku tha se bileta elektronike do të jetë një tjeter risi e këtij shërbimi.
Për 76% e njerëzve që duan korsi të dedikuara, bashkia ka menduar të realizojë duke hequr parkimet në disa rrugë. Krahas sistemit të GPS, urbanet do të pajisen dhe me kamera./ TV KLAN