Abortet nga Facebook/ Gratë blejnë pilulat në rrjetet sociale


Abortet nga Facebook/ Gratë blejnë pilulat në rrjetet sociale

23:29 08/03/2018

Në Lesoto të Afrikës gratë që duan të abortojnë, ose rrezikojnë burgun ose të vdesin.

Aborti në këtë qytet konsiderohet vepër penale dhe të gjitha qendrat që kryejnë këtë shërbim janë mbyllur prej vitesh. Megjithatë gratë kanë gjetur një mënyrë për të siguruar pilulat të cilat mund të ndërpresin një shtatzëni të padëshiruar.

CNN ka publikuar shkëmbimin e mesazheve mes një gruaje që dëshiron të abortojë dhe një personi tjetër, i quajtur doktori, i cili siguron pilulat e abortit, cakton çmimin dhe vendtakimin për të marrë ilaçin.  

Pavarësisht ndalimit ligjor që e konsideron abortin vepër penale ai mund të realizohet shumë lehtë, mjafton të kesh kontaktet e duhura online. 

Sipas CNN, janë 27 llogari në facebook përmes të cilave mund të sigurohet pilula e abortit. Për sa I përket historive të tjera të publikuara nga femrat midis moshave 17 dhe 30 vjeç, ato tregojnë mënyrën si i gjejnë këto pilula. Megjithatë disa prej tyre pranojnë se ky medikament është tejet i rrezikshme për jetën. Ndërkohë ministria e shëndetësisë ka pohuar se aborti ilegal është një problem madhor në Lesoto.

Klan Plus





Të ngjashme