Abuzim me ndihmat kosovare – (13 Prill 1999)


Abuzim me ndihmat kosovare – (13 Prill 1999)

20:13 13/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Dyshime nga prokuroria për një skandal të ri me ndihmat humanitare për refugjatët kosovarë. Vëtë kryrprokurori Rakipi ka urdhëruar sot hapjen e hetimeve për kontrollin e procedurave të mbërritjes dhe shpërndarjes së këtyre ndihmave.

Ndërkohë kryeministri Majko ka urdhëruar ministrin e Financave të ushtroj kontroll mbi përsonat juridik apo fizik që gjatë këtij muaji kanë marë pjesë në furnizimin me ushqime të refugjatëve kosovarë. Problem i abuzimit me ndihmat humanitare është ngritur edhe në mbledhjen e parë të komisionit parlamentar për refugjatët ku nuk kanë marrë pjesë deputetët e PD.

Është vendosur të japin shpjegime në këtë komision përfaqësues të qeverisë dhe të komisariatit të lartë për refugjatët në Tiranë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme