Abuzimi i 15-vjeçares mbërrin në Kuvend
Rama: Dhuna nis nga gjuha e përdorur në parlament
Kryeministri Rama akuzoi mediat, por dhe të gjithë që kanë folur publikisht për përdhunimin ndaj minorenes nga roja e shkollës, se po e përdorin viktimën për politik dhe vetë Kryeministri mori në mbrojtje Ministren e Arsimit.
“Viktima është marrë dhe është bërë paçavure, është bërë poste. Jam i bindur se askush nuk ka vajtur të qajë hallet me të pa lënë të merret vesh nga këta që flasim. Nëse ka një njeri me siguri që e ka bërë, është ajo gruaja atje (Besa Shahini)”, tha Rama.
Si shembull se fajin nuk e ka sistemi arsimor dhe Ministrja e Arsimit për rastet e shumta të dhunës psikologjike e seksuale në institucionet arsimore, sjell rastet pedofilisë brenda Kishës Katolike.
“Nuk ka qenë kurrë as brenda kishës, as në shoqëritë që janë përballur me fenomenin e priftërinjve një arsye për të rrënuar dot kishën”.
Kryeministri akuzoi në këtë drejtim edhe mediat, që sipas tij akuzojnë pa fakte.
“Me kostume me kravatë apo “Versaqe” në këtë gjyqin e madhe moral duke jetuar me gjoba, me shantazhe, me kërcënime, me lojëra pas krahëve të profesioneve të tyre për të na gjykuar ne”.
Tv Klan