Abuzimi në jetimoren e Shkodrës pasqyrohet nga mediat e huaja
Lajmi i arrestimit të 5 punonjësve të Qendrës Rezidenciale në Shkodër ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja.
Rrjeti ndërkombëtar Euronews ka përfshirë në lajmet e ditës së djeshme rastin e abuzimit të fëmijëve në jetimoren e Shkodrës.
“
5 punonjës të një jetimoreje janë arrestuar në Shqipëri me akuzën e abuzimit e të paktën tre vajzave të mitura. Ndër të arrestuarat është dhe Drejtoresha e institutit në qytetin e Shkodrës, në veri të vendit.
Sipas hetimeve, edhe fëmijë të tjerë janë keqtrajtuar dhe janë detyruara të kryejnë punë me dhunë”
, shkruan Euronews.
Skandali në Qendrën Rezidenciale në Shkodër u bë publik më 18 Maj, kur Prokuroria e këtij qyteti udhëroi ndalimin e 4 punonjëseve dhe të Drejtoreshës së kësaj qendre, të akuzuara për keqtrajtim ndaj të miturve dhe shpërdorim detyre.
Gjatë hetimeve të kryera, nga akt – ekspertimi ligjor i kryer në Tiranë, doli në pah se tre vajza të mitura të moshës 6, 11 e 12 – vjeçe, që jetojnë në Qendrën Rezidenciale në Shkodër janë abuzuar seksualisht. Kjo ka ardhur si shkak i neglizhencës së punonjësve të kësaj Qendre.
Aktualisht Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg sh – Drejtoreshën, Albana Llazani dhe 4 punonjëset e Shtëpisë së Fëmijës, Rafaela Camaj, Shpresa Nishani, Najada Rramollit dhe Violeta Marku./tvklan.al