Abuzoi seksualisht me 17-vjeçaren, arrestohet Alket Brata
23-vjeçari i vendosi tritolin banesës së vajzës në Fushë Krujë
Policia e Tiranës ka arrestuar personin që abuzoi seksualisht me një 17-vjeçare në Fushë Krujë dhe më pas dyshohet se hodhi tritolin në banesën e saj, më qëllim që të tërhiqej nga denoncimi. Alket Brata u ndalua në Tiranë nga policia dhe rezultoi se nuk kishte leje drejtimi. Pas verifikimeve rezultoi se bëhej fjalë për 23-vjeçarin e akuzuar për prostitucion në Fushë Krujë. Gjithashtu Alket Brata kërkohej edhe për prodhim dhe shitje droge.
8 muaj më parë një 17-vjeçare në Fushë Krujë u mor nga disa djem të rinj dhe u abuzua seksualisht. Më pas ajo u shfrytëzua për prostitucion në Kamëz dhe në guroret e Krujës nga disa persona të ndryshëm. Për Televizionin Klan vajza tregoi se po tentohej trafikimi i saj jashtë Shqipërisë dhe se burra të moshuar e kishin dhunuar dhe abuzuar seksualisht vazhdimisht.
Më herët për ngjarjen janë arrestuar edhe Leonard Stafa, Fatjon Leka, Eduard Cangu, Arbin Shima dhe Ameld Merlika.
Tv Klan