ADA AIR, fluturimi parë në Kosovë – (16 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Tirana dhe Prishtina nga sot janë të lidhura dhe në linjë ajrore me anë të shoqërive shqiptare të aviacionit. Avioni i parë civil i kompanisë ajrore shqiptare ADA AIR, filloi fluturimet drejt Prishtinës duke shënuar njëkohësisht edhe përurimin e të parit koridor ajror mes dy kryeqyteteve të Shqipërisë e Kosovës.
Ky fluturim përbën një eveniment zyrtar për transportin ajror civil, pasi deri më sot asnjë kompani ajrore shqiptare nuk e kishte prekur tokën e Kosovës. Duke fluturuar tre herë në javë kompania shqiptare ADA AIR, shton dhe më tepër kontaktet e humbura mes shqiptarëve, duke shërbyer si nje urë lidhëse edhe në të tjera veprimtari në kuadrin e Paktit të Stabilitetit të cilat do të shtojnë më tej bashkëpunimin kulturor dhe ekonomik mes Shqipërisë e Kosovës./tvklan.al
Gazetar – Ardian Faja