“ADA AIR ” lidh Tiranën me Janinën (20 Prill 1999)


“ADA AIR ” lidh Tiranën me Janinën (20 Prill 1999)

10:51 20/04/1999

Një destinacion i ri në shërbim të pasagjerëve e të biznesit, përuroi dje Kompania Ajrore Shqiptare, “Ada Air”. Bëhet fjalë për linjën Tiranë- Janinë.
Qendra veriore e Greqisë është e njohur për numrin e madh të emigrantëve shqiptar dhe biznesin e tregtinë mes dy vendeve tona.

Me gjithë përfshirjen e hapësirës sonë ajrore në zonat e kontrolluara nga NATO, kjo linjë funksionojë dy herë në javë dhe që zgjat 35 minuta udhëtimi. Dje pasi avioni i shoqërise së njohur shqiptare u ul për herë të parë në pistën e Aeroportit të Janinës, u zhvillua dhe ceremonia zyrtare e inagurimit të linjës që lidh këtë qytet grek me Tiranën./tvklan.al

Gazetar: Aldon Lipe






Të ngjashme