Adele flet për albumin e ri: Është rreth meje që divorcoj veten


Adele flet për albumin e ri: Është rreth meje që divorcoj veten

21:00 08/10/2021

Këngëtarja me famë botërore Adele ka folur për albumin e saj të ri, ku ka thënë se është më personal për të se sa çdo projekt tjetër që ka bërë më parë. Në një intervistë të publikuar nga revista “Vogue” ajo foli për albumin që thuhet se do të quhet “30”.

Adele nuk ka anashkaluar edhe divorcin e saj me Simon Konecki për të cilin tha se kjo ngjarja ka pasur një  ndikim tek djali i tyre 9-vjeçar, Angelo. Por pavarësisht dhimbjes që kjo ndarje po i shkakton djalit të tyre, ajo është e sigurt se po ndërmerr një veprim të duhur.

Adele ka theksuar se albumi është më shumë rreth “unë që divorcoj veten”, teksa ka pranuar se ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë dhe se përmes aktivitetit fizik ka arritur ta kalojë këtë moment dhe që të jetë më e fortë.

Ikona e muzikës britanike do të vijë së shpejti me këtë album të ri, pas një pauze relativisht të gjatë. Fituesja e shumë “Çmimeve Grammy” publikoi një video të shkurtër në rrjetet sociale nga kënga e ardhshme “Easy On Me”, duke zbuluar se do të shfaqet në platformat e muzikës më 15 Tetor.

Klan News






Të ngjashme