Adele po sjell albumin apo fansat po iluzionojnë?
Adele i ka rritur në kulm spekulimet për albumin e saj të ri, i cili ka ngjallur kureshtjen e admiruesve të saj pas një mungese të gjatë në muzikë. Këngëtarja ka përditësuar rrjetet e saj sociale dhe faqen.
Në rrjetet sociale, ajo ka ndryshuar foton e profilit me një përzierje ngjyrash të blusë dhe gurkalit, ndërsa në faqen e internetit shfaqet një link ku mund të nënshkruhesh për më shumë informacion.
Ndërkohë numri 30, është shfaqur në ndërtesat më të rëndësishme të botës gjatë fundjavës, si kulla Eiffel në Paris, Koloseu në Romë, Porta BradenBurg në Berlin, Muzeu Nemo në Amsterdam dhe në Empire State Building në Nju Jork. Numri 30 mendohet se do të jetë titulli i albumit të saj të katërt, pas 19, 21 dhe 25. Logoja është shfaqur në Rusi, Brazil, Meksikë, Poloni, Irlandë, Itali, Kanada, Malajzi, Korenë e Jugut dhe Britani.
Ndonëse nuk është konfirmuar ende zyrtarisht një lidhje mes imazhit dhe këngëtares, duket se lloji i shkrimit të përdorur në të është i njëjti si në albumet e mëparshme. Bazuar në sjelljen e mëparshme të artistes, Adele njihet për punën fshehurazi deri në detaje dhe ndërtimin e suspancës përpara publikimit të projekteve./tvklan.al