Adele, pushime dhe punë


Adele, pushime dhe punë

23:20 25/06/2018

Kanë kaluar tre vite nga albumi i saj i tretë, me titull 25, teksa aktualisht Adele është gati për t’u rikthyer në treg me të katërtin sukses.

Sipas mediave britanike, këngëtarja do ta kalojë verën duke shkruar këngë të reja me qëllim publikimin e albumit në 2019.

Adele në përgjithësi merr një kohë të konsiderueshme nga një album tek tjetri, një distancë tre-katër vjeçare, por edhe një qetësi që deri tani ka rezultuar e suksesshme.

Përsëritja bëhet gjithmonë e më e vështirë, por në tashmë jemi mësuar me thyerjen e rekordeve të Adele.

Tv Klan






Të ngjashme