Adele rrëfehet për depresionin pas lindjes


Adele rrëfehet për depresionin pas lindjes

16:34 02/11/2016

Për herë të parë që pas lindjes së djalit të saj 4 – vjeçar Angelo, këngëtarja Adele ka folur mbi depresionin e pas lindjes, të cilin e kaloi në një fazë të avancuar të çrregullimit. Në një intervistë për

Vanity Fair

, Adele është rrëfyer se ka kaluar çaste kritike gjatë periudhës se pas lindjes.

28 – vjeçarja tha se ka arritur deri aty sa ka menduar se

“sjellja në jetë e një fëmijë, ka qenë vendimi më i keq që mund të merrte përgjate jetës së saj”.

“Por unë e dua tim bir më shumë se gjithçka”,

ka treguar Adele,

 “por duhet ta pranoj se e kisha shumë të vështirë t’i përshtatem mëmësisë dhe e gjithë kjo vetëm si pasojë e depresionit të pas lindjes.

Isha e fiksuar me djalin tim, ndërkohë që ndjehesha shumë e papërshtatshme

, rrëfeu Adele.

Në fund, Adele u ka bërë thirrje nënave të reja të kërkojnë ndihmë për të dalë nga depresioni i pas lindjes, i cili prek nga 1 deri në 25% të grave. Mos marrja e ndihmës në kohën e duhur mund të shkaktojë pasoja të paparashikuara tek nënat e reja, të tilla si vetëvrasja, apo dëmtimi i fëmijës.

Tv Klan






Të ngjashme