Adele zbulon arsyen pse ra nga pesha
Gigi Hadid nuk do të jetë pjesë e jurisë nga Weinstein
Zbulohet shkaku i rënies drastike në peshë të këngëtares së famshme Adele. Revista “People” shkruan se ndryshimi i rutinës ditore është bërë vetëm për të qenë një nënë më e mirë për djalin e saj 7 vjeçar dhe jo për t’u dukur në formë. Kështu, 31-vjeçarja nuk ka sakrifikuar për të ndryshuar madhësinë e veshjeve, por për t’u ndjerë më mirë nën rolin e mamasë.
Gigi Hadid nuk do të jetë pjesë e jurisë që ka nën shqyrtim çështjen e Harvey Weinstein, i akuzuar për përdhunim. Gjatë marrjes në pyetje në gjykatë ajo zbuloi se ishte takuar privatisht me të akuzuarin, fakt që ndikoi edhe në shkarkimin e supermodeles si juriste e mundshme. Në fakt, Hadid është një prej 62 personave të pushuar për shqyrtimin e këtij rasti.
Klan Plus