Adem Demaçi intervistë (06 Janar 1999)


Adem Demaçi intervistë (06 Janar 1999)

15:01 06/01/1999

Pas takimit me liderin Sali Berisha, Adem Demaçi tha se po ndahet i kënaqur dhe se Berisha, po jep prova të gjalla se nuk po e harron pjesën e robëruar të popullit. Gjatë një interviste me Televizionin Klan, Demaçi u shpreh :

“Shqiptarët në politikën e tyre në Shqipëri, do t’a kenë gjithmonë parasysh se interesi i kombit është mbi të gjitha dhe se interesi i mbrojtjes së pjesës së robëruar të shqiptarëve është gjithashtu një nga detyrat parësore të politikës shqiptare, pavarësisht nga Pozita dhe Opozita. Dhe në këtë frymë unë përshëndeta shumë takimin e parakohshëm të zotit Berisha, të zotit Majko, të zotit Ilir Meta, përshëndeta gjithashtu rezolutën e përbashkët të Parlamentit të Shqipërisë, i cili përkrahu vetëvendosjen e shqiptarëve dhe u pajtuam për të gjitha ato që foli zoti Berisha. Unë i tregova se në çfarë hallesh jemi ne dhe falenderova Shqipërinë, popullin shqiptar, i cili që nga Veriu e në Jug, është në përkrahje të vëllezërve të vet të robëruar. Tregova se jemi të vendosur që të luftojmë deri në fitore, duke pasur parasysh edhe metodat paqësore, kalimtare dhe subtile, vetëm që të kursejmë popullin tonë nga gjakderdhjet e mëtejshme.”/tvklan.al






Të ngjashme