Adem Demaci shpallet përfaqësuesi politik i UÇK-së (15 Gusht 1998)


Adem Demaci shpallet përfaqësuesi politik i UÇK-së (15 Gusht 1998)

09:33 15/08/1998

Adem Demaci i quajturi ‘Mandela e Kosovës’ është tashmë përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare Kosovare dhe do të nisë përpjekjet për bisedimet mes Serbëve dhe Shqiptarëve. UÇK-ja luftës ka vendosur të ulet në bisedimet me Beogradin,por Beogradi nuk pranon të bisedojë me ata të cilët i konsideron terroristë.

Situata është vështirësuar kohëve të fundit pas ofensivës Serbe e cila tashmë ndodhet në pozita të forta ndaj luftëtarëve të UÇK-s. Në bisedën
e djeshme telefonike me Presidentin Boris Yeltsin,presidenti Klinton diskutoi rreth krizës në Kosovë.

‘Ne jemi në dijeni të trysnisë në rritje në anën shqiptare të kufirit si rezultat i valëve të refugjatëve për shkak të luftimeve në Kosovë. Për mendimin tonë ky konflikt nuk mund të zgjidhet ushtarakisht nga asnjëra palë. Ai duhet zgjidhur vetëm nëpërmjet një procesi bisedimesh’ -tha Klinton.

Sot forcat serbe kanë sulmuar që në mëngjes disa fshatra në perëndim të Kosovës. Sulmet kundër fshatrave gjatë rrugës Deçan-Pejë filluan sot rreth orës 4 të mëngjesit duke prekur gjithashtu fshatin Gllogjan në periferi të Pejës. Një banor i Pejës ka deklaruar se janë dëgjuar shpërthime të forta në qendër të qytetit.

Sipas burimeve shqiptare, forcat Serbe kanë përdorur armë të rënda dhe helikopterë që mitralonin fshtatrat. Të premten ka pasur luftime në jug të
rrugës Prishtinë – Prizeren. Forcat Serbe kanë djegur pothuajse të gjitha shtëpitë e fshatrave të Bllacës dhe të Duljes./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme