Ademi kërkon mbylljen e shtëpisë së fëmijës


Ademi kërkon mbylljen e shtëpisë së fëmijës

15:54 24/05/2016

Pas skandalit të abuzimit fizik e seksual me 3 të mitura në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, kërkohet mbyllja e qendrës.

Kërkesa ka ardhur nga Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila gjatë seancës dëgjimore për të drejtat e fëmijëve tha se një prej zgjidhjeve është trajtimi i tyre në familje që kanë interes për t’i strehuar.

Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, u shpreh se heqja e fëmijëve nga qendrat rezidenciale do të rris sigurinë dhe mirëqënien e fëmijëve.

64 qendrat sociale për fëmijë do të kalojnë në sitën e Task-Forcës së ngritur nga Ministria e Mirëqënies Sociale me synim evidentimin e situatës reale në këto institucione.

Tv Klan






Të ngjashme