Administrata e Arsimit mbetet pa paga, Karabina: Shkak përplasjet politike
Përplasjet e një pas njëshme në ministrinë e Arsimit kanë çuar deri në bllokimin e pagave për administratën.
Me anë të një reagimi zyrtar Ministrja teknike e arsimit Mirela Karabina ka bërë me dije se “institucioni është i bllokuar si pasojë e vonesës së miratimit të kërkesës zyrtare për emërimin e Nëpunësit Autorizues, kërkesë e përcjellë për miratim në datën 16 Qershor 2017”.
Sipas saj situata mbetet e bllokuar si pasojë e burokracisë së administratës dhe manifestimet e ngjyrimeve politike.
/Tv Klan