Administratorë për 5 mijë pallatet në kryeqytet, Veliaj: Procesi nis në shtator


Administratorë për 5 mijë pallatet në kryeqytet, Veliaj: Procesi nis në shtator

14:35 20/07/2016

Procesi i përzgjedhjes se administratorëve për çdo pallat në kryeqytet do të nisë në shtator. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbledhur të gjithë administratorët e njësive dhe ndërlidhësit për t’ju kërkuar që të njoftojnë banorët për mbledhjet e asamblesë.

Dëgjojmë njerëz që grinden për një gërvishtje makine, për një vend parkimi, për djegien e pompës së ujit, se nuk paguajnë lekët e ashensorit etj. Besoj se është detyrë e bashkisë që ta hapë edhe këtë betejë me realitetin dhe kulturën”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës. Për këtë qëllim, një Task-Force do të nisë zbatimin në terren të këtij projekti, i cili vjen jo vetëm si nevojë për t’i dhënë zgjidhje problemeve të banorëve të pallateve, por edhe si një detyrim që buron nga ligji që është në fuqi. “Vendimi që marrim sot, nisim procesin ku në çdo pallat banorët e atij pallati bëhen automatikisht anëtarë të asamblesë. Nëse nuk vjen në mbledhje të asamblesë, do të votojnë të tjerët. Ata që paraqiten si anëtarë të asamblesë, votojnë kryesinë, e cila përbëhet nga 3-5 veta. Kjo kryesi mandatohet nga banorët që të lidhë kontrata, të intervistojë, të caktojë çmimet, tarifën që paguan secili dhe të caktojë një administrator në një marrëdhënie kontraktuale

”, u shpreh Veliaj, duke bërë të ditur edhe etapat e zbatimit të projektit.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu domosdoshmërinë e vënies në zbatim të këtij ligji të miratuar për prej vitit 2009.  Administratorët do të jenë të licencuar dhe të pajisur me numër nipti dhe do të raportojnë pranë bashkisë për problemet në komunitet./ TV KLAN

 






Të ngjashme