Administratori i OKB Kushner entuziast për zgjedhjet në Kosovë – (28 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Numri një i OKB në Kosovë, administratori Bernard Kushner, vëzhgoi sot nga afër procesin zgjedhor. Pas vizitës në një qendër votimi në Prishtinë ai deklaroi.
Bernard Kushner:- “Është fantastike të shikosh të votojnë së bashku disa komunitete. Të vetmit që mungojnë në lista janë serbët, por ky nuk është faji ynë. Ai ka qenë urdhri i Millosheviçit pasi në kohën që u zhvillua procesi i regjistrimit të votuesve, në fuqi ishte ende ai. Dhuna e tij nuk i lejoi njerëzit të regjistroheshin”.
Pas Prishtinës i hipur në një helikopter kryeadministratori Kushner vëzhgoi nga afër procesin zgjedhor dhe në disa fshatra të Kosovës./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj