Adoleshenten shtatzënë e shkelmoi në bark bashkëshorti dhe si pasojë…
Një adoleshente shtatzënë e cila u qëllua në bark nga bashkëshorti, lindi dy binjaket e saj 3 muaj para kohe.
Ziarye Freeman, 19 vjeç, humbi një nga vogëlushet e saj, pasi lindi 23-javëshe. Vogëlushja tjetër e mbijetuar është në spital me tuba të cilët e mbajnë në jetë pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër. Adoleshentja nga Pennsylvania, SHBA deklaron se ka qenë shpesh herë viktimë e abuzimit të të dashurit të saj Jay Junior muaj para se ajo të mbeste shtatzënë. Ajo shton se ai e pështynte, i thyente vazhdimisht telefonat celularë dhe madje e qëllonte në bark me grushte kur ishte i mërzitur ose i nevrikosur. Ai i pranoi akuzat por u fajësua duke thënë se nuk kishin qenë të qëllimshme, diçka kjo që nuk u mor parasysh nga gjykatësi i cili e dënoi atë me disa vite burg./tvklan.al