Adoleshenti parashikon shfaqjen e Marisë, njerëzit vërshojnë drejt tempullit


Adoleshenti parashikon shfaqjen e Marisë, njerëzit vërshojnë drejt tempullit

20:33 13/06/2017

Me qindra besimtarë të devotshëm u nisën drejt tempullit Knock, pasi një adoleshent tha se kishte patur një vegim se në këtë vend do të shfaqej Virgjëresha Mari.

14 - vjeçari ndodhej në vend të shenjtë në Fatima të Portugalisë në Maj, ku tha se pati vegime të Marisë, e cila i zbuloi se do të shfaqej sërish në Knock, në orën 3 të pasdites të së shtunës.

Kështu, me qindra u mblodhën gjatë fundjavë në këtë vend të shenjtë në Irlandë, me shpresën se do të bekoheshin.

Në një video mesazh të postuar në internet, babai i adoleshentit tregoi se çfarë kishte dëshmuar i biri në Portugali.

"

Për dy ditë djali pa Zonjën Tonë në Fatima. Ai i pati vegimet në gjuhën portugeze dhe ishte në gjendje që të kuptonte çdo fjalë. Ai ka dhuntinë për të kuptuar çdo vegim"

, shpjegoi babai i adoleshentit.

Të shtunën ishin të shumtë ata që pritën, madje një besimtar bëri edhe fotografi të reve që largoheshin.

Disa deklaruan se rrezet e diellit binin mbi njerëzit ishin provë se ishin bekuar nga një fuqi e mbinatyrshme.

Megjithatë të tjerë mbeten skeptikë.

Virgjëresha Mari besohet se është shfaqur në Tempullin Knock, në vitin 1879./tvklan.al





Të ngjashme