Nigeri, 50 të vdekur nga shpërthimi në xhami


Nigeri, 50 të vdekur nga shpërthimi në xhami

11:08 21/11/2017

Të paktën 50 persona të cilët kishin mbërritur në një xhami nigeriane për lutjet e mëngjesit raportohen të kenë vdekur pasi një adoleshent hodhi veten në erë.

Sipas “The Independent”, ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në verilindje të Nigerisë.

Adoleshenti shpërtheu bombën që kishte me vete  në momentin që besimtarët po mbërrinin për faljen e mëngjesit në xhaminë në shtetin e Adamauas.

Ndërkohë që asnjë organizatë terroriste nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, dyshimet janë se ky akt është vepër e “Boko Haram”.

Grupi terrorist i “Boko Haram” ka qendrën në shtetin fqinj të Bornos dhe është fajësuar për dhjetëra sulme të ngjashme.

tvklan.al






Të ngjashme