Adoleshentja gjendet e vdekur në një pellg me ujë, arsyeja shokuese


Adoleshentja gjendet e vdekur në një pellg me ujë, arsyeja shokuese

17:50 19/06/2017

Një 17 – vjeçare është gjetur e vdekur në një pellg me ujë.  Adoleshentja myslimane është sulmuar nga një shofer makinë dhe pretendohet se shkaku i vrasjes është veshja e saj.

Sipas mediave amerikanë, Nabra Hussein është sulmuar nga drejtuesi i makinës që po kalonte në rrugë, sapo kishte dalë xhamia bashkë me miqtë e saj.

Ata kanë arritur të largohen, ndërsa ajo nuk ka mundur. Ngjarja ka ndodhur në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e vrasësit dhe ai është 22 –vjeçari,Darwin Martinez Torres.

 

Trupi i Nabres është gjetur rreth tre kilometra larg nga xhamia ku adoleshentja ishte së bashku me miqtë. Policia ka sekuestruar një shkop bejsbolli në vendngjarje.

Nëna e Nabrës, Saësan Gazzar, ka thënë për

Washington Post

se arsyeja e vrasjes së vajzës së saj ka qenë veshja dhe fakti që  ajo është myslimane, : "Unë mendoj se vrasja e vajzës sime ka të bëjë me mënyrën se si ishte veshur dhe me faktin se ajo është myslimane".

Vrasja e Nabra Hussein ka ngjallur reagime të shumta në komunitetin ku ajo jetonte./tvklan.al





Të ngjashme