Adriatike Lami sjell librin e ri me poezi kushtuar dashurisë (Video)


Adriatike Lami sjell librin e ri me poezi kushtuar dashurisë (Video)

19:37 05/11/2018

Një përmbledhje me poezi dhe poema kushtuar dashurisë për jetën, lirisë së fjalës dhe mendjes.

“Ti, Syri im i dëborës” është libri më i fundit i poetes Adriatike Lami e cila sjell në këtë botim ndjenjën më të bukur në vargje, dashurinë. Një himn për dashurinë veçuar nga pjesa tjetër e librave të saj, por që sjell  vazhdimsinë dhe i bashkon tematikat, motivet dhe gjithçka që jep për veten dhe botën.

Sot poetja Adriatike Lami ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur rreth librit të saj të fundit.

https://youtu.be/aoCrJgd4Whw?t=2m26s

“Unë e kam nisur herët të shkruarit dhe poezia ka qenë e para dhe vazhdoj ta shkruaj ende. Ky është libri im i 7-të. Unë jam konseguente me veten dhe në çdo gjë që shkruaj, ndoshta kjo edhe për mënyrën se si ka rrjdhur jeta ime. Por “Ti, Syri im i dëborës” ka patur nevojë për një pikë referimi të cilën unë e kam patur ose e kam ndërtuar vetë. “Ti, Syri im i dëborës” është një pikë alef, është pika nga ku t’i simbolikisht vështron botën në një mënyrë tjetër. Te “Syri im i dëborës” pika ime e alefit është dashuria. Dashuria është një simbolikë dhe një konkretizim sa i gjërë aq edhe individual, por ky libër më ka ndihmuar ta shoh ndryshe”,

tha poetja.

/tvklan.al






Të ngjashme