Aeronautika Europiane zbret në Shqipëri (23 Qershor 2000)


Aeronautika Europiane zbret në Shqipëri (23 Qershor 2000)

14:22 23/06/2000

Korça dhe Llogaraja muajin e ardhshëm do të jenë qendra e aeronautikës evropiane. Në datat 22 Korrik deri me datë 24, në qytetin e Korçës do të zhvillohen garat e profesionistëve, ndërsa në Llogara duke përfituar dhe nga mrekullitë që na ofron natyre, do të kryhen dhe akrobaci mbi detin Jon.

Mitingu internacional i fluturimeve do të bashkojë në Shqipëri për 6 ditë, aeronautët e shumë vendeve të Europës si Franca, Italia, Belgjika, Anglia, Gjermania, Spanja, Zvicra e të tjerë. Ky aktivitet i përmasave të mëdha është mbështetur fuqishëm nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve duke akorduar një fond të konsiderueshëm.

Pritet të kontribuojnë me fondet e tyre disa prej kompanive më të fuqishme të vendit si “Perla”, AMC, Telecom, Banka Amerikane, Siemen, por dhe Komuniteti për Zhvillimin e Turizmit. Aeronautët thanë në prag të përballjes me më të mirët e Europës, se fluturimet e lira do të kryejnë testimin javën e ardhshme ku do të marrin pjesë në një tjetër aktivitet të aeronutëve të Europës./tvklan.al






Të ngjashme