Aeronautika Shqiptare ndan çmimet
Xhonatan Islami është përzgjedhur për të dytin vit radhazi sportisti më i mirë nga Federata Shqiptare e Aeronautikës. Ai është vlerësuar në ceremoninë e mbajtur të premten në Tiranë, për paraqitjen në gara e zhvilluara gjatë 2018 që u mbyll me Korça Open Air.
“Kur shikoj këtë çmim me kujtohen emocionet e garave. Është një çmim që na motivon dhe jam i lumtur që po shtohet konkurrenca”,
tha Islami
.
Në këtë mbrëmje u vlerësuan edhe të tjerë sportistë të Aeronautika Shqiptare. Ky sport emocionues shërben për të treguar edhe bukuritë e Shqipërisë nga malet në bregdet. Një disiplinë që mbledh edhe shumë sportistë të huaj, të cilët bëhen pjesë e garave ndërkombëtare që zhvillohen në të gjithë vendin.
Tv Klan