Aeroplani pëson defekt, lëshon karburant mbi zonat e banuara
Të paktën 60 persona janë lënduar mes të cilëve 20 fëmijë pasi një avion pësoi defekt në motor duke derdhur karburant afër zonave të banuara.
Avioni i kompanisë ‘American Delta Airlines’ ishte nisur nga Los Angeles me drejtim në Shanghai dhe për shkak të problemit që pësoi në motor atij iu desh të kthehej në aeroport.
Pjesa më e madhe e fëmijëve që u lënduan nga ky incident po qëndronin në një kamp lojërash në një shkollë fillore.
Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe pjesa më e madhe e tyre raportohet të kenë pasur irritime në sy, probleme të frymëmarrjes dhe acarime të lëkurës.
Klan Plus