09:33 23/12/2013Do të peshojë 80 mijë ton dhe do të mbajë 60 avionë.
Kina ka në plan të ndërtojë aeroplanmbajtësen më të madhe në botë, e cila do të vihet në lëvizje përmes energjisë bërthamore.
Bëhet fjalë për një aeroplanmbajtëse me një peshë prej 110 mijë tonë. Lajmin e bëjnë të ditur portalet kineze të lajmeve, që citojnë burime të Ushtrisë Popullore të Kinës, sipas të cilëve ndërtimi i saj parashikohet të përfundojë deri në vitin 2020.
Aeroplanmbajtësja revolucionare do të jetë një variant i zgjeruar i ekzistueses Liaoning e cila është ndërtuar në bazë të dizajnit të modeleve sovjetike, që funksionojnë me energji bërthamore.
Kjo aeroplanmbajtëse peshon 80 mijë ton dhe ka një kapacitet mbajtës prej 60 avionësh ushtarake. Përmes këtij projekti, Kina synon të mos mbetet prapa në avancimin me teknologjinë ushtarake, për shkak të tensioneve të fundit me Japoninë në detin e Kinës Lindore. Pak ditë më parë, Japonia bëri publike planet miliarda dollarëshe për modernizimin e forcave detare dhe atyre ajrore.