Aeroport, klandestinët rikthehen në vendet e tyre (12 Nëntor 1999)


Aeroport, klandestinët rikthehen në vendet e tyre (12 Nëntor 1999)

14:41 12/11/1999

Dita e djeshme ka qënë më e ngarkuar për policinë e Rinasit si shkak i përballjes me një numër të madh të huajsh pa dokumente identifikimi, viza hyrje dhe të pabesueshëm për policinë për qëndrimin në territorin shqiptar.

Tre linja ajrore kanë zbritur në pistën e Rinasit rreth 30 shtetas të huaj me kombësi turke, bullgare dhe rumune. Pasi janë prezantuar, klandestinët kanë pranuar pranë policisë së Rinasit se nuk kanë asnjë dokument dhe do qëndronin në Shqipëri vetëm pak ditë.

Kanë shërbyer këto fakte që policia e aeroportit ti shoqëronte miqtë ballkanas edhe një herë në avionet me të cilët kanë ardhur duke i kthyer nga erdhën./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme