Aeroporti i Prishtinës – (22 Tetor 1999)


Aeroporti i Prishtinës – (22 Tetor 1999)

22:28 22/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Aeroporti i Prishtinës do të rihapet sapo të përmirësohen kushtet meterologjike. Zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë Irgens tha sot se të gjitha autorizimet e nevojshme për rihapjen e Aeroportin e Prishtinës, për trafikun tregtar tashmë janë të siguruara.

Aeroporti i Prishtinës u hap më 15 Tetor dhe një ditë më pas një delegacion qeveritar shqiptar përuroi dhe linjën e parë ajrore Tiranë-Prishtinë me kompaninë ADA AIR. Gjithashtu dhe linja të tjera ndërkombëtare nisën fluturimet për në Prishtinë. Por para dy ditësh autoritetet Jugosllave lëshuan kërcënimin se nuk lejonin pa lejen e tyre të fluturonte asnjë avion civil nga qielli Jugosllav, duke bllokuar dhe trafikun ajror civil.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i KFOR-it që ka pohuar se hapësira ajrore e Kosovës është në kontrollin vetëm të tij dhe të askujt tjetër. Sipas zëdhënësit të KFOR-it në Prishtinë, Eurokontroll me qendër në Bruksel ka anulluar urdhrin e Beogradit duke premtuar që të gjitha kompanitë ajrore janë të ftuara që të nisin fluturimet në Prishtinë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj  






Të ngjashme