Aeroporti i Rinasit – (9 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Si mund të fluturosh nga Shqipëria drejt botës? E vetmja pikë që ekziston në të gjithë Shqipërinë është aeroporti i Rinasit. I ngritur që në vitet ’50 dhe nisur me fluturime të pakta arrinë pas gjysmë shekulli të kap standarte bashkohore përsa i përketë infrastrukturës dhe fluturimeve. Kjo është dhe pika e kontaktit të parë të mjaft të huajve për shqipërinë. Qindra qytetarë në ditë dhe dhjetra fluturime kryen në këtë aeroport, i cili pas rikonstruktimit muaj më parë nga firma gjermane Siemens, ka shtuar mjaft nga pjesët që i mungonin këtij aeroporti. Është vendosur sistemi i ndriçimit të pistës, është zgjeruar vendparkimi i automjeteve, e riasfaltuar pista e ulje-ngritjes së avionëve. Por çndodh brenda terminalit?
Më tej çdo qytetar që del nga shqipëria duhet të paguaj taksën e solidaritetit dhe taksën e kalimit të kufirit. Bagazhet e gjithsecilit kontrollohen nga doganat dhe aparati i vendosur aty. Salla tranzit e pritjes ofron Barin dhe dyqanin që servirin gjithçka të domosdoshme jo vetëm për shqiptarët por edhe të huajt. Dogana arrinë të ndaloj veç armë të ftohta, ndërsa transportimin dhe fitimin e mallit fitim prurës drogë nuk arrinë ta kap dotë. Këtë e bën qeni antidrogë, i cili prej vitesh kontrollon udhëtarët dhe bagazhet e tyre.
Kjo pikë që lidh shqipërinë me botën kërkon ende punë. Terminali është i pamjaftueshëm për të përballuar fluksin e udhëtarëve./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti