Aeroporti i Rinasit – (1 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Del nga paraliza aeroporti ndërkombëtar i Rinasit. Euro kontrolli, qendra europiane e kontrollit ajror ka parë të mundshëm përdorimin e një korridori ajror pikërisht atë jugor që lidhet me Greqinë. Nëpërmjet këtij korridori të vetëm që nga dita e djeshme janë eficente kompanitë ajrore Albania Airlines, me linjat Romë-Bolonjë-Frankfurt, ADA AIR me linjën për Athinë, si dhe avionic bullgar Emusard që drejtohet në Sofje.
Ndërsa tabloja e kompanive të tjera ajrore që operojnë në shqipëri detajohet në këtë mënyrë. Swiss Air dhe Adria Airways kanë konfirmuar mbylljen deri në datën 7 Prill. Linja greke Olimpik parashikon të filloj fluturimet këtë fundjavë. Ndërsa kompania ajrore Alitalia ka konfirmuar mbylljen deri në fund të muajit Prill.
Burimet zyrtare nga aeroporti i Rinasit flasin gjithashtu për një intensitet uljesh të avionëve transportues të ndihmave humanitare aktivitet që ka vazhduar për gjatë gjithë ditës së sotme./tvklan.al
Gazetare – Eni Vasili