Aeroporti i Rinasit – (25 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Stand up Eni Vasili … Nga pista e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë, pikërisht aeroportit të Rinasit, sot nuk është ngritur dhe nuk është ulur asnjë avion.
Vetëm korridori ajror i lidhjes me Greqinë dukej sot paradite se do i shpëtonte urdhrave taksative të qendrës europiane të aviacionit, por në momentin e fundit pasagjerët u kthyen prapa.
Kreu i Rinasit:- “Që nga nata e djeshme për disa aeroporte të ballkanit përfshi këtu edhe aeroportin tonë fluturimet të ndërpriten deri në njoftime të tjera. Jemi në pritje të konfirmimeve të fundit të cilat i presim nga dita në ditë për të bërë të mundur dhe për të dhënë gjithë ndihmesën tonë kompanitë që sot janë të qeta të fillojnë të bëjnë të mundur transportin e pasagjerëve”.
Fjalët se avion të Natos janë ulur në aeroportin shqiptar përgënjeshtrohen. E ndërkohë që burime nga Rinasi flasin se megjithatë nga ky organizëm është bërë kërkesë për të patur në gjendje gadishmërie hapsira të nevojshme për uljen e kontigjentit Nato./tvklan.al
Gazetare – Eni Vasili