Aeroporti i Vlorës më i madh dhe më modern se Rinasi
Qeveria ka miratuar projektligjin, i cili do të autorizojë një grup ndërinstitucional që të nisë negocimin e kontratës për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës me konsorciumin turk Cengiz; Kalyon dhe Kolin Construction.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zbulon disa prej detajeve të projektit.
Po ashtu, qeveria po studion alternativa për të vënë në punë edhe Aeroportin e Kukësit dhe po mendohet projektimi i një tjetri në Sarandë.
Aeroporti i Vlorës planifikohet të ndërtohet në zonën e Akernisë 20 kilometra larg qytetit të Vlorës, ndërsa mendohet të jetë 10 minuta larg autostradës Vlorë-Fier, në në afërsi të ndërmarrjes së Kripës. Investimi do të bëhet 100% me paratë e firmës private, ku turqve ky projket do t’i kushtojë 98 milion euro. Ata do të marrin menaxhimin ndërsa qeveria do t’i garantojë rrezikun e fluksit të fluturimeve. Forma e kontratës do të jetë sipas formulës partneritet publik – privat.
Pas heqjes së eksluzivitetit të aeroportit të Rinasit, ai i Vlorës do të jetë i dyti aeroport ndërkombëtar në territorin tonë. Vetë kryeministri Edi Rama lajmëroi se kantieri planfikohet të hapet në Qershor.
Tv Klan