Aeroporti Rinas alarmi për bombë – (29 Prill 1999)


Aeroporti Rinas alarmi për bombë – (29 Prill 1999)

10:46 29/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Alarm i rremë për vendosje bombe në ambjentet e aeroportit të Rinasit, ka qenë shkaku që për disa orë avionët ushtarakë dhe civil të vërtiten në qiell të hapur. Edhe avioni që mbante në të kreun e shtetit shqiptar presidentin Mejdani është ulur në pistën e aeroportit të Rinasit me një vonesë prej 7 orësh.

Presidenti Mejdani është kthyer nga samiti i 50 vjetorit të Natos dhe takimet në Francë dhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Të njëjtin fat ka pësuar edhe aeroplani që ka sjellë në Shqipëri nga Letonia ekipet e futbollit të kombëtares Shpresa. Futbollistët shqiptar janë rikthyer me rezultate pozitive nga Letonia.

Në lidhje me ndeshjet e zhvilluara në stadiumet e Letonisë trajneri i Shpresës Kasmi shprehet.

Bujar Kasmi, trajner i Shpresës:- “Jemi të kënaqur nga rezultati atje dhe nga loja mirpo ndeshjet e grupit vazhdojnë akoma dhe duhet të impenjohemi maksimalisht. Për të përballuar takimet që vijnë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme