Aeroporti Ushtarak në Rinas – (10 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
13 deri 15 avione në ditë ka arritur mesatarja e uljes në Aeroportin Civil të Rinasit. Po kaq numërohen edhe uljet në Aeroportin Ushtarak, ku prej një jave është vendosur kontigjenti i NATO-s.
Stand up Eni Vasili … Jemi këtu në Aeroportin Ushtarak të Rinasit dhe pikërisht në segmentin ku janë vendosur trupat e Natos. Siç e shikoni kemi mbrritur të hyjmë në brendësi të këtij segmenti dhe jemi pikërisht në momentet kur mbrrijnë ndihmat humanitare të cilat nisen për në Kukës apo veri të vendit.
Zëdhënësi i shtypit i Kontigjentit Amerikan të NATO-s specifikon fluturimet që sot janë bërë për në Kukës dhe Krume për transportimin e ndihmave humanitare. Procedura që ndiqet është ajo e emergjencës thotë ai, çka do të thotë pas mbrritjes së avionëvë dhe shkarkimit ngarkesa vihet menjëherë në fluturim.
Në funksion të kësaj emergjence koha e shkarkimit nga avionët e mëdhenj të transportit si dhe ngarkimit në helikopterët me distinacion Veriun nuk i kalon të 30 minutat. Po kështu partnershipi kryesor i Qeverisë Shqiptare për përballimin e emergjencës së Kosovës, UNHCR-ja pas një çorientimi fillestar në ditët e para të mbërritjes së të shpërngulurve ka filluar sot intensivisht dërgesën e materialeve humanitare. Udhetime drejt Kukësit kanë bërë sot edhe kontigjenti francez dhe ai italian./tvklan.al
Gazetare – Eni Vasili