AFOR, riatdhesimi i kosovarëve – (18 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Në zyrën e shtypit të AFOR-it mesazhi i dhënë sot ka qenë deklarimi se grupi i menaxhimit të emergjencës ka shpallur planin e riatdhesimit të kosovarëve. Kështu ka folur para gazetareve kapiteni Grejven duke shtuar se trupat e AFOR-it të vendosura në Shqipëri do te bëjnë ç’është e mundur për të garantuar kthimin e refugjatëve në shtëpite e tyre.
Majori Kastro një inxhinier i AFOR për çështjet e minave ka thënë se 99.8 për qind e minave që jane në Kosovë janë mina njerëzore dhe jo ushtarake. Për këtë arsye përbëjnë faktorin më të madh të rrezikut. Çminimi nuk është problem i AFOR-it ka thënë ai pasi në Shqipëri nuk ka mina. Por megjithatë jemi njësoj të përgjegjshëm.
Në lidhje me përgjegjësinë e sensibilizimin në procesin anti-minë, zoti Kohen përgjegjës i UNICEF ka thënë se angazhimi i AFOR, UNHCR-së e të tjerë ka të bëjë me kujdesin e madh që duhet të tregojnë kosovarët në rrugën e kthimit. Ata i shpëtuan luftës ka thënë ai dhe është e pafalshme të vdesin tani./tvklan.al