AFOR, riatdhesimi i kosovarëve – (21 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Plani i riatdhesimit të kosovarëve është paraqitur sot me detaje në Shtabin e Përgjithshëm të AFOR-it nga gjenerali Rithe dhe stafi i tij. AFOR afron logjistikë, siguri, kontroll global të trafikut dhe rrugët tha gjenerali Rithe në pritje të koordinimit të përgjithshëm të punës me grupin e menaxhimit të emergjencës, UNHCR dhe KFOR-in.
Ne do të ndihmojmë kthimin e atyre që dëshirojnë të kthehen në Kosovë dhe ndërkohë po përgatisim planin e dimrit pë rata që do të mbeten në Shqipëri. Ndërsa shefi operativ i planit lejtnant kolonel Riger, tha se ndërsa fushata e informacionit ka filluar prej tashmë tre javësh po merren masat e fundit në bashkëpunim me grupin e menaxhimit të emergjencës për transportin e kosovarëve drejt pikave tranzite të Mjedës, Korçës dhe Kukësit, prej nga do të transportohen për në kampet në Kosovë.
Faza e tretë e riatdhesimit ka të bëjë me lëvizjet nga kampet në Kosovë drejt shtëpive. Plani paraprak tha Riger parashikon kthimin imediat të 70 mijë njerëzve me tokë dhe 14500 njerëzve me ajër. Grupi i menaxhimit të emergjencës koordinon lëvizjen e njerëzve tre ditë përpara transportimit të tyre.
Ndërkohë për transportimin e njerëzve me ajër parashikohet që Brenda dy javëve të përfundoj aerodrome i Korçës, ku do të behen deri 12 fluturime në ditë. Ndërsa shefi i transportit Bruman tha se bashkëpunimi i ngushtë mes GME-së, AFOR dhe UNHCR-së do të bëjë të mundur transportin për në pikat tranzite të 15 mijë njërëzve në ditë me 30 autokolona./tvklan.al