AFP: Shqipëria shkatërron fushat me kanabis për të pastruar imazhin


AFP: Shqipëria shkatërron fushat me kanabis për të pastruar imazhin

21:53 09/10/2016 Krujë (Shqipëri) AFP – Shqipëria, vendi i vogël malor për dekada ka qenë shteti më i izoluar i Europës, po sot 26 vite pas rënies së komunizmit ka dalë në pah një e vërtetë e hidhur, të qenit prodhuesi kryesor i marijuanës në Europë.

Në malet veri – qendrore të Krujës, Iliri është një prej prej fermerëve të shumtë të varfër që i janë futur kultivimit të bimëve të jashtëligjshme.

“Nuk po bëj krim, është dëshpërimi që më çoi të rris kanabis”

, shprehet ai…

“Mezi mbijetojmë”,

shton 50 – vjeçari, në përpjekje për të mbrojtur vendimin e tij për të kultivuar kanbis, pasi u kthye nga Greqia ku kishte emigruar, i detyruar për shkak të krizës ekonomike atje.

Në tregun fitimprurës europian, paratë që vijnë nga marijuana janë joshëse.

Dy kilogramë fara kanabisi shiten për 600 euro, çmimi i thuajse një ton grurë.

Shqipëria është kthyer gjithashtu në transit masiv edhe për kokainën e Amerikës së Jugut, ashtu sikurse edhe të heroinës nga Afganistani e destinuar për në Europë, duke shtuar kështu presion ndërkombëtar ndaj qeverisë në Tiranë, që dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, për të zbuluar dhe shkatërruar fushat e mbjella me kanabis që janë përhapur nëpër fshatrat më të thella të vendit.

E pozicionuar në bregdetin e Adriatikut, Shqipëria ka klimën ideale dhe kushtet gjeografike për tregtinë kontrabandë.

Policia e ka të vështirë të ketë akses në terrenin malor ku rritet kanabisi. Nga ana tjetër vija bregdetare e Shqipërisë është më pak se 100 kilometra larg Italisë dhe dyert me pjesën tjetër të Europës Perëndimore.

Biznesi kontrollohet nga bandat kriminale, që ka marrë hov për shkak të  “dëshpërimit të fermërve”, një ide kjo me të cilën bie dakord edhe një diplomat perëndimor.

Iliri i mbolli bimët e tij më pak se një vit më parë prapa shtëpisë së tij.

Është e vështirë për t’u dalluar edhe nga helikopterët e policisë italiane që survejojnë zonën, në përpjekje për të ndihmuar autoritetet shqiptare për të kapur kultivuesit.

droga3

“Që prej Janarit, policia ka ndërmarrë më shumë se 1250 operacione dhe ka shkatërruar më shumë se 2.3 milionë bimë kanabis”,

deklaron Altin Qato, kreu i Sigurisë Publike.

Më shumë se 250 persona kanë përfunduar në pranga dhe 100 të tjerë janë ende në kërkim. Rreth 8900 oficerë policie janë vënë në lëvizje dhe më shumë se 9 ton kanabis janë sekuestruar.

Të gjendur përballë kësaj ofensive, kultivuesit e marijuanës po tërhiqen nëpër zona që janë të vështira për të patur akses,

shton Qato.

Gjithashtu, ata po mbjellin gjithnjë e më shumë një variant holandez bime të modifikuar gjenetikisht, me një cikël të shkurtër rritje, që mundëson disa korrje.

Një moment që policia ka rënë në gjurmët e tyre, efektivët duhet të ecin për orë me radhë nëpër terren të vështirë për të arritur tek vend. Shpesh ata kanë si guidë shenja siç mund të jenë tubacionet e vendosura nëpër këto terrene me qëllim vaditjen.

Në një fushë pranë Krujës kishte shenja të largimit në mënyrë të nxituar të një kultivuesi; një shishe me ujë, pak bukë dhe pak djathë.

Kjo tokë nuk është në pronësi të askujt në letra,

 i tha drejtuesi i një grupi të përbërë nga 10 policë AFP –së.

Ata do të mblidhen dhe do t’i djegin bimët dhe një hetim do të përcaktojë kush janë autorët, deklaroi ai më tej, duke folur me kushtin që do t'i ruhej anonimati.

droga2

Ndërkohë, Xhaferri, babai 82 – vjeçar i Ilirit thotë se kultivuesit e marijuanës ia shesin mallit kujdo që dëshiron ta blejë dhe ai nuk ka kurrë fund.

Ai thotë se të korrat e radhës janë pas dy javës, gjithnjë nëse policia nuk ndërhyn.

Megjithatë, përfitimet e trafikantëve janë shumë herë më të larta sesa ajo që fitojnë çdo ditë kultivuesit, 20 deri në 50 mijë lekë.

E shitur për rreth 200 dhe 300 eruo për kilogramë në Shqipëri, çmimi rritet me 10 -fish në Greqi dhe Itali.

Në 2014 – ën, policia ndërmorri operacione pastrimi në fshatin jugor të Lazaratit, i konsideruar si “mbretëria e kanabisit”.

Sipas një raporti italian, çdo vit prodhonte 900 ton kanabis me një vlerë prej 4.5 miliardë euro në treg, një e treta e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.

Tregtia e kanabisit përfshin gjithashtu policë të korruptuar. Deri më tani numërohen rreth 20 policë të akuzuar, ndërsa politikanët akuzojnë njëri - tjetrin për lidhje me trafikantët.

Partia Demokratike akuzon qeverinë aktuale socialiste se e ka kthyer Shqipërinë në “Kolumbinë e Europës”.

Kryeministri Edi Rama thekson se kur e djathta ishte në pushtet nuk bëri asgjë për të zgjidhur problemin në Lazaratin.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, tha sëfundmi se ka politikanë që kanë përfituar nga lidhjet e tyre me trafikantët e drogës.

“E dimë që ka disa anëtarë të parlamentit, që janë kryebashkiakë në Shqipëri dhe që kishte kandidatë për pozicionin e kryebashkiakut, që ishin dënuar për trafik droge në vendet e Bashkimit Europian”,

tha ai.

Por Lu përgëzoi gjithashtu përpjekjet për të ndryshuar gjërat dhe tha se ka shenja ndryshimi. Në raportin e saj të përvitshëm në Qershor, agjencia italiane e luftës kundër drogës raportoi një rënie në sekuestrimin e kanabisit.

Jemi të vendosur për ta ç’rrënjosur Shqipërinë nga harta e trafikut të drogës në Europë",

tha për AFP, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Stefan Çipa.

Burimi: AFP/

tvklan.al






Të ngjashme