Agim Zeka zyrtarizohet te Lille


Agim Zeka zyrtarizohet te Lille

20:34 31/01/2017

Lille zyrtarizoi afrimin e Agim Zekës, duke e quajtur një investim për të ardhmen. Mesfushori i talentuar i Skënderbeut u transferua për 300 mijë euro te klubi francez, duke firmosur për 4 vjet. Agim Zeka do të luajë fillimisht me ekipin e dytë të Lille, për të fituar përvojën e duhur për futbollin francez.

Skënderbeu duke parë potencialin e 18-vjeçarit, i cili është aktivizuar edhe me Kombëtaren U17 dhe atë U19, vendosi të mbajë 20% të kartonit të tij, për të përfituar përsëri para, nëse ai transferohet në një tjetër ekip. Futbollisti i lindur në Kosovë është aktivizuar pak me ekipin e parë të Skënderbeut, por ka mjaftuar që të bie në sy. Klubi korçar po përfiton shuma të mëdha me transferimet e kryera vitet e fundit, duke forcuar buxhetin.

Tv Klan

 






Të ngjashme