“Agimi i Artë” shpallet organizatë kriminale

×ñïíéêü 5,5 ÷ñüíùí áêñïáìáôéêÞò äéáäéêáóßáò óôçí Äßêç ôçò ×ñõóÞò ÁõãÞò.ÃåíééêÜ óôéãìéüôõðá áðü ôçí äßêç óå Åöåôåßï êáé äéêáóôéêÞ áßèïõóá Êïñõäáëïý, ÄåõôÝñá 5 Ïêôùâñßïõ 2020

“Agimi i Artë” shpallet organizatë kriminale

14:12 07/10/2020

Një gjykatë greke vendosi këtë të mërkurë që partia “Agimi i Artë” ka operuar si organizatë kriminale.

Gjyqi ndaj partisë së ekstremit të djathtë ka zgjatur mbi 5 vjet dhe të pandehur ishin disa prej drejtuesve më të lartë të saj. Kujtojmë që kjo parti, në momentin më të mirë të saj u bë forca e tretë politike në shtetin helen.

Gjykata shpalli fajtorë 7 prej 18 deputetëve të dalë nga kjo parti. Mes tyre është edhe lideri i saj Nikos Michaloliakos, i cili u shpall fajtor për drejtim organizate kriminale ndërsa të tjerët për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Michalioliakos rrezikon të dënohet nga 5 deri në 15 vjet burg.

Sapo u mor vesh lajmi, mbi 15 mijë persona të mbledhur jashtë gjykatës në Athinë shpërthyen në festë. Ndërkohë një grup tjetër i vogël shpërtheu në dhunë ndaj policisë duke hedhur molotov dhe gurë. Autoritetet u kundërpërgjigjen duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Hetimi ndaj “Agimit të Artë” nisi pas vrasjes në vitin 2013 të reperit grek Pavos Fyssas dhe sulmit ndaj peshkatarit egjiptian në vitin 2012. Në momentin që gjykata dha vendimin e fajësisë që Giorgos Roupakias, autor i vrasjes së reperit, e gjithë salla shpërtheu në brohorima.

Gjithsej nga “Agimi i Artë” ishin marrë 58 të pandehur. Kjo parti u themelua në vitin 1980 si një organizatë neo-naziste dhe u bë forca e tretë në Greqi gjatë krizës financiare. /tvklan.al






Të ngjashme