Agjencia e Zhvillimit të Ekonomisë – (9 Prill 1999)


Agjencia e Zhvillimit të Ekonomisë – (9 Prill 1999)

22:25 09/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ngrirje e investimeve të huaja në shqipëri, që pas 24 Marsit kur filluan bombardimet e para në Beograd dhe situate në shqipëri u rëndua nga ardhja e shumë kosovarëve. Investitorët e huaj pësuan një lloj tërheqje dhe pasigurie për të investuar në shqipëri. Dikur ka ekzistuar si qendra e nxitjes së investimeve të huaja më pas është quajtur Agjensi për Zhvillimin Ekonomik, pasi nuk janë vetëm investimet e huaja që nxisin por edhe ato vendase.

Pë rata që deri tani kanë patur investimet këtu dhe për situatën që ka lënë kjo agjensi zhvillimi këtë e shpjegon përgjegjësi i informacionit Emin Barçi.

Emin Barçi:- “Përsa i përket investimeve të reja ka një lloj ngrirje sepse operatorët ekonomik të huaj, investitorët e huaj presin se çfarë do të ndodhi dhe shpresojmë që kjo situatë të kapërcehet shpejt. Pikërisht kjo kompani amerikane kërkon të vazhdohen procedurat pavarësisht nga situate shumë e tensionuar në rajon”.

Kjo agjensi vazhdon punën me agjensi homologe në botë për të gjetur partner të huaj. Investimi i fundit tregon për një erë të ngrohtë ndaj situatës e cila sjell dhe investime të reja në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme