Agjencia Karabashi fillon përgatitjet për “Miss Tirana 2001” – (30 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në datën 4 Mars 2001, do të zhvillohet edicioni i dytë i konkursit të bukurisë Miss Tirana. Pas një përzgjedhje të kujdesshme, nga ana e një jurie të posaçme sot janë shpallur emrat e 16 vajzave që do të pretendojnë kurorën e mbretëreshës së kryeqytetit. Ky spektakël realizohet agjencia Karabashi dhe organizatorët e tij shpjegojnë se këtë vit, të 16 vajzat nuk do të pretendojnë vetëm një kurorë, por edhe një rrugë të suksesshme artistike në spektaklet shqipare./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora