Agjencitë turistike: 40% më shumë udhëtime jashtë vendit për festa


Agjencitë turistike: 40% më shumë udhëtime jashtë vendit për festa

15:50 28/11/2016

Për shkak se festat e nëntorit këtë vit përkuan me 4 ditë pushimi, përfshire edhe fundjavën, kanë qenë të shumtë qytetaret që shfrytëzuan mundësinë për të udhëtuar jashtë vendit.

Sipas drejtuesve te  agjencive turistike në vend, ka një rritje të lëvizjeve deri në 40% më shumë krahasuar me vitet e tjera dhe destinacionet janë më të larmishme.

Destinacionet kanë qenë të shumta nga vendet e rajonit e deri Vjenë, Pragë, Berlin, Dubai.

Qytetarët kanë udhëtuar më shume më autobus, por agjencitë turistike vërejnë një tendencë në rritje edhe të udhëtimeve me avion.

Për këtë të fundit, ata thonë se i orientojnë qytetarët më shumë për fluturime nga aeroportet e rajonit për shkak të çmimeve më të lira. Çmimet për të udhëtuar jashtë në këto ditë festash kanë qenë të ndryshme.

Dubrovniku, sipas agjencive është një destinacion që ka shënuar bum kërkesash këtë vit, krahasuar me vitet e tjera, për shkak të çmimeve edhe më të favorshme./ TV KLAN

 






Të ngjashme