Agjensia Kombëtare e Energjisë (17 Dhjetor 1998)
Agjensia Kombëtare e Energjisë, Qendra e Eficensës së Energjisë dhe Ministria e Punëve Publike janë mbledhur sot për të diskutuar humbjen e energjisë nëpër banesa dhe duke marrë masa që humbjet të jenë sa më të vogla. Dhe kjo do të arrihet tek ndërtimet e reja me një termo izolim sa më të mirë.
Harxhimet e energjisë elektrike në Shqipëri sipas specialistëve janë 2-3 herë më të mëdha se sa ato që përdor sot bota. Ka 8 vite që energjia është burimi kryesor për çdo gjë në banesat tona. Sot harxhohen 22 milionë kWorë në ditë , kohë që normativa është 11 milion kW. 60% e energjisë humbet brenda ndërtesës për ngrohjen e saj. Firmat ndërtuese do të jenë të detyruara të zbatojnë normativat edhe për plotësimin e kërkesave për ngrohje të përqëndruar./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti