Agjenti 007 hidhet në aksion
Filmi i fundit i aktorit Daniel Craig ku ai luan si agjenti James Bond ose ndryshe 007, më në fund ka një datë premiere. Filmi do të shfaqet në kinematë e Londrës 18 muaj më vonë nga se ishte planifikuar si shkak i pandemisë.
“No Time To Die” shënon herën e pestë të Daniel Craig në këtë rol.
Duke folur për “BBC’, ai tha se roli ishte “tmerrësisht i rëndësishëm për kinemanë dhe historinë dhe pesha ka qëndruar mbi shpatullat e tij për njëfarë kohe”.
“Kam qenë me shumë fat”, tha Craig.
Filmi do të shfaqet në kinema ditën e enjte, më 30 Shtator e më pas do të vijojë të shfaqet në kinematë botërore. Në Shqipëri do të shfaqet më 7 Tetor./tvklan.al